Numri i mjekëve që kanë humbur jetën në Itali, që prej fillimit të epidemisë së koronavirusit, ka arritur në 23 persona, tha sot Federata Italiane e Mjekëve.
“Fatkeqësisht, kjo listë po shtohet çdo ditë edhe më shumë. Në kohën kur të dhënat zyrtare të punonjësve të shëndetit të infektuar me Covid-19 rriten, shumë mjekë vdesin papritmas, edhe nëse shkaku i vdekjes nuk është i lidhur drejtpërdrejt me virusin”, shprehet Federata në deklaratën e saj në website, transmeton TCH, përcjell albinfo.ch.
Rreth 19 prej 23 mjekëve, të cilët kanë humbur jetën, kanë punuar në rajonin e Lombardisë, aty ku shënohet numri më i madh i viktimave nga Covid-19.
Katër të tjerë kanë punuar në Napoli (Italia e Jugut), Emilia Romagna (Italia në veri) dhe Marche (Italia qendrore).
Rreth 4.824 punonjës shëndetësorë janë infektuar nga koronavirus, sipas raportit më të fundit të botuar këtë të diel.