Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, është futur në karantinë pas kontaktit me një mjek i cili ishte pozitiv me koronavirus. Merkel kishte shkuar për t’i kryer analizat për koronavirusin.
Kancelarja kishte njoftuar për këtë hap, të dielën kur edhe njoftoi për masat e reja që Gjermania do t’i ndërmerr për të parandaluar rrezikun e mospërhapjes së Covid-19.
Merkel ka njoftuar se angazhimin e saj do ta vazhdoj nga shtëpia.