Katër basketbollistë të skuadrës së ligës më të fortë të basketbollit në botë, NBA, Brooklyn Nets, kanë dalë pozitivë me koronavirus pas testeve të bëra.
Në mesin e tyre është edhe ylli i skuadrës, Kevin Durant.
Nets në ndeshjen e fundit janë takuar me LA Lakers, raporton Fox News.
Tashmë, edhe Lakers duhet të izolohet, pasi lojtarët kanë pasur kontakte mes vete.