Virusi korona ka prekur edhe sportin, madje shumë. Disa sportistë elitarë janë testuar pozitivë, si në Angli dhe Itali, përcjell albinfo.ch.
Seria A, La Liga, Premierliga, Bundesliga, Ligue 1 janë pezulluar.
Gjithashtu është anuluar edhe kampionati zviceran, por edhe ai holandez, dhe shumë kampionate tjera.
Madje, edhe Kampionati Evropian pritet të shtyhet për vitin e ardhshëm.
Gjithashtu kampionati më i fortë i basketbollit në botë, NBA është pezulluar. U pezullua edhe kampionati i hokejit dhe çiklizmit.
Me një fjalë, sporti është prekur shumë nga ky virus dhe dëmet janë të mëdha.