Shorti i Kupës së Serbisë i kishte vënë përballë Crvena Zvezdën dhe Trepçën, derisa ishte vendosur që kjo ndeshje të luhej në Zveçan.
“Më 20 shtator shtëpia botërore e futbollit, FIFA, e ka informuar presidentin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, se ka tërhequr kërkesat e institucioneve të sigurisë të Kosovës që i ndalojnë klubet nga territori i Serbisë të luajnë në ‘provincën jugore’”, thuhet në mediumin serb “telegraf.rs”, raporton Zeri.
“Vendimi, që ka ardhur nga zyrat e FIFA-s, automatikisht nënkupton që ndeshja e Kupës së Serbisë mes Trepçës dhe Crvena Zvezdës do të luhet më 5 tetor në Kosovë”, shkruan më tej ky medium, përcjell albinfo.ch.