Skip to content

Futbollistët serbë refuzojnë të luajnë ndaj kampionit të Kosovës

Politika sërish ndërhyn në sport dhe futbollistët serbë të Slovan Bratislavës kanë refuzuar të luajnë kundër Feronikelit

Një muaj e gjysmë më parë dy futbollistë serbë dhe trajneri i malit të Zi braktisën ndeshjen me Kosovën, të njëjtën gjë e bëjnë edhe dy futbollistët të Slovan Bratislavës.

Sonte nga ora 18:00, Slovan Bratislava e pret kampionin e Kosovës, Feronikelin, dhe tre futbollistët serbë nuk kanë pranuar të paraqiten në fushë, në kuadër të ndeshjes për Ligën e Evropës.

Aleksander Cavriq dhe Dejan Draziq, si dhe trajneri Vladimir Radenkovic, kanë vendosur që të mos paraqiten për sfidën e sotme.

Të tre këta persona ka në pranuar kërkesën dhe kanë njoftuar drejtuesit e klubit sllovak, se nuk do të jenë të gatshëm për ndeshjen me Feronikelin, ndërsa lajmi është konfirmuar nga vetë Slovan Bratislava, që ka pranuar verdiktin e serbëve.