Nga ana tjetër, janë regjistruar rreth 4.8 milionë punëtorë në tremujorin e parë të vitit në Zvicër. Kështu tregojnë të dhënat e fundit të një ankete të fuqisë punëtore nga Zyra Federale e Statistikave (FSO).
Statistikat thuhet të jetë në kundërshtim me trendin në BE-së. Numri i të papunëve është rritur në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2014. Pjesa e të papunëve është rritur brenda një viti. Sipas përcaktimit të Zyrës Ndërkombëtare të Punës (ILO) është rritur nga 4.6 deri 4.8 për qind.
Ndërkohë në vendet e Eurozonës shkalla e papunësisë ka shënuar rënie në tre muajt e parë të 2014-ës. Në BE ky raport ka shënuar rënie nga 11.4 në 11.0 për qind. Megjithatë, shifrat tregojnë gjithashtu se Zvicra është pozicionuar shumë mirë në krahasim ndërkombëtar.
Nga 4.8 milionë punëtorë numri i atyre me pasaportë zvicerane ka mbetur praktikisht i pandryshuar, derisa numri i punëtorëve të huaj ishte rritur për 3.9 për qind