Masat në fjalë parashohin që shoferët e rinje, të posa mësuarit, nxënësit që ndjekin autoshkollën dhe shoqëruesit e këtyre të fundit, nuk guxojnë të kenë më shumë se 0.1 promil alkool në gjak.
Një rregull e tillë duhet të respektohet për shoferët e rinj në kohëzgjatje prej 3 vjetësh ndërsa për shoferët me përvojë vazhdon kufiri i tolerancës me 0.5 promil alkool në gjak.
Sipas Këshillit për Parandalimin e Aksidenteve BfU shoferët e rinj shkaktojnë pothuajse dy herë më shumë aksidente se shoferët me përvojë.
Një masë tjetër shtesë kërkon nga ngasësit e automjete të ndezin dritat në mënyrë të detyrueshme edhe gjatë ditës.
Në një pako masash në kuadrin e programit për sigurinë në rrugë “Visa Sicura” qenë vendosur rregulla të ashpërsuara sa i përket ngasjes së shpejtë e të papërgjegjshme.
Mirëpo, pasi që kantonet e kanë zvarritur jetësimin e këtyre rregullave, Qeveria Federale ka shpallur ndërkohë edhe pakon e dytë të masave.