Skip to content

Aksident i trefishtë në Tiranë

Tri vetura janë aksidentuar paraditen e së hënës në autostradën Tiranë-Durrës, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar. Si pasojë e këtij aksidenti të trefishtë, është krijuar shumë trafik në këtë aks rrugor, përcjell albinfo.ch. Në anën tjetër rreth 1 km nga ky aksident, është aksidentuar edhe një makinë tjetër. Në të dyja këto aksidente […]

Tri vetura janë aksidentuar paraditen e së hënës në autostradën Tiranë-Durrës, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.

Si pasojë e këtij aksidenti të trefishtë, është krijuar shumë trafik në këtë aks rrugor, përcjell albinfo.ch.

Në anën tjetër rreth 1 km nga ky aksident, është aksidentuar edhe një makinë tjetër.

Në të dyja këto aksidente përveç dëmeve materiale nuk ka pasur të lënduar.