Skip to content

Astrit Ajdareviq vishet kuqezi

Ai ka lindur në Prishtinë dhe është me origjinë nga Medvegja

Edhe një futbollist shqiptar ka pranuar të luajë për Kombëtaren shqiptare. Ky është 27-vjeçari Astrit Ajdareviq, i cili do të jetë nën urdhrat e Cristian Panuccit në kombëtaren shqiptare.

Mesfushori shqiptar luan aktualisht për grekët e AEK-ut të Athinës. Ai ka lindur në Prishtinë dhe është me origjinë nga Medvegja.

Në një intervistë për “Supersport”, Astriti ka pranuar se i ka dhënë fjalën Panuccit se do të luajë për Kombëtaren shqiptare dhe do të jetë në dispozicion të trajnerit italian, përcjell albinfo.ch.

Ajdareviq ka luajtur për të gjithë ekipet e moshave në Suedi, deri te U-23, me të cilën ka luajtur vetëm katër ndeshje.