Është hapur në kryeqytetin shqiptar edicioni i 20-të i librit ku po marrin pjesë 97 shtëpi botuese nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Mali i Zi. Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro në fjalën e saj të hapjes, veç tjerash tha se libri tashmë po përballet me një sërë sfidash.
Kryetari i Shoqatës së Botuesve Shqiptarë, Petrit Ymeri, deklaroi se e rëndësishme tashmë është mësimi i të rinjve me librin për tu siguruar atyre një të ardhme më të mirë.
Ndërsa Drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare Persida Asllani kërkoi më shumë vëmendje për dixhitalizimin e librit. Panairi i librit do të qëndrojë i hapur deri më 19 nëntor ndërsa shumë shtëpi botuese kanë ofruar zbritje deri në 15 %.