Sipas një analize paraprake të të dhënave, edhe doza e parë nga dy vaksinimet me Astra-Zeneca mund të zvogëlojë ndjeshëm rrezikun e shtrimit në spital për shkak të Covid-19.
Ky zvogëlim mund të shkojë madje deri në 94 për qind, shkruan srf.ch
Ky është rezultat i një analize të realizuar nga disa universitete skoceze dhe autoriteti i Shëndetit Publik në Skoci, transmeton albinfo.ch. Vaksina nga Biontech dhe Pfizer zvogëlon rrezikun e shtrimit në spital me dozën e parë me rreth 85 përqind.
Vlerat janë llogaritur në javën e 4-të pas marrjes së dozës së parë. Me atë rast është krahasuar se sa për qind më pak pranime në spital ka pasur për kategorinë e qtyre që vaksinohen për herë të parë sesa për njerëzit që nuk ishin vaksinuar ende.
Për studimin, i cili ende nuk është botuar në ndonjë revistë të specializuar, shkencëtarët përdorën të dhëna nga 5.4 milionë njerëz, që është pothuajse e gjithë popullsia skoceze, përcjell albinfo.ch. Është marrë parasysh periudha nga 8 dhjetori deri më 15 shkurt. Gjatë asaj kohe, në Skoci janë injektuar 1.4 milion doza vaksinë.
Më shumë se një në pesë persona në MB janë vaksinuar.