Këtë e kanë konfirmuar autoritetet greke shkrujnë mediat shqiptare, përcjell Albinfo.ch.
Agjencia greke për mbrojtjen civile ka bërë publik emrat e personave që vdiqën pasi flakët përfshinë Athinën.
Sipas agjencisë, viktima më e re ishte një foshnjë gjashtë muajshe dhe më i moshuari ishte 93 vjeç. Në mesin e të vdekurve ishin 11 fëmijë.
Po ashtu sipas njoftimeve, një grua nga Polonia së bashku me fëmijët e saj si dhe dy burra të tjerë nga Irlanda dhe Belgjika, si shtetas të huaj kanë vdekur nga zjarret.
Tetë persona të tjerë janë ende duke luftuar për jetë nëpër spitale ndërsa gjendja e tyre është në rrezik.