Kryeministri Edi Rama, në ceremoninë e nisjes së misionit të “Frtontex” në Shqipëri ka deklaruar se kjo është një shenjë vlerësuese e BE-së për Shqipërinë.
Gjatë fjalës së tij, kryeministri shqiptar deklaroi se mbi 93% e njerëzve duan të hyjnë në union, ndërsa nuk la pa përmendur luftën e Kosovës.
“Për fatin tuaj të mirë, ju jeni në një vend ku 93% e njerëzve duan të hyjnë në BE. Mos buzëqeshni me çudi kur e dëgjoni. Ne nuk jemi naivë për këtë dashuri ndaj BE-së, që kërcënohet nga verbëria ndaj historisë së BE-së. Jemi pjesë e një territori që luftën s’e ka parë në TV, apo në arkivat bardhezi, apo përmes filmave, por e kemi pasur këtu. 500 mijë shqiptarë nga Kosova këtu i ka sjellë lufta, ashtu sikundër viktima të panumërta ka bërë lufta, në kohën kur në BE lufta konsiderohej një çështje e zgjidhur”, deklaroi Rama, transmeton albinfo.ch.
Gjithashtu kryeministri shtoi se Shqipëria ka qenë gjithmonë një partner i besueshëm për aleatët e saj.
Ai theksoi se nisja e zbatimit të këtij projekti, një marrëveshje që e bën Shqipërinë vendin e parë të Ballkanit që do të patrullojë kufijtë e jashtëm, është edhe një arsye për të qenë të vetëdijshëm se sa e rëndësishmen është që të kemi sukses.
Shqipëria është përballur me një rritje të flukseve të migracionit 6.7 herë më shumë në 2018 krahasuar me vitin 2017.