Siç ishta paralajmëruar tashmë, një aeroplan me 92 tonelata material mbrojtës nga Kina ka zbarkoi të hënën (sot) në Gjenevë të hënën, njofton Agjencia e Lajmeve Keystone-SDA.
Materiali do të shpërndahet në 13 spitale në Zvicrën Frankofone dhe në Tiçino, njofton 20minuten.ch.
Boeing 747 i ardhur nga Shangaji, ka aterruar në aeroportin e Gjenevës në orën 13.30, të hënën pasdite, transmeton albinfo.ch. Aksioni është organizuar nga Dhoma e Tregtisë në Gjenevë dhe Dhoma e Tregtisë Zvicër-Kinë.
Ngarkesa me materiale mbrojtëse mjekësore vlen mbi tre milionë franga, shkruan Oda Ekonomike e Gjenevës. Aty përfshihen mbi 2.5 milionë maska për mbrojtje të frymëmarrjes, 220.000 syze, dhjetë milionë doreza mbrojtëse dhe 1100 termometra klinikë.
Pajisjet mbrojtëse janë prodhuar nga kompania shtetërore kineze SinoPharm Group.
Një dërgesë e dytë e materialit mbrojtës nga Kina pritet të vijë në Gjenevë po ashtu gjatë prillit.