Në fillim të vitit 2012 në Zvicër është hequr ndalesa për hapjen e ordinancave mjekësore, që ishte vendosur në vitin 2002. Me këtë heqje ka shpërthyer numri i kërkesave për ushtrimin e profesionit të mjekut, duke u trefishuar në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2011.
Plot 890 mjekë dhe mjeke kanë marrë lejen e ushtrimit të profesionit nga janari deri në prill ndërkohë që një vit më parë kanë qenë vetëm 389 veta. Kështu ka njoftuar federata e arkave shëndetësore santésuisse.
Federata supozon se shumica e atyre që kanë marrë numrin e llogarisë (lejen për hapjen e ordinancës) edhe do t`i hapin ato.
Nga 890 mjekët, 191 janë mjekë të praktikës së përgjithshme, ndërsa shumica e madhe (699) janë specialistë.