Ndodhi ajo që pritej: princi Ali bin al-Hussein hoqi dorë nga kandidatura dhe në këtë mënyrë i mundësoi presidentit të deritashëm të marrë edhe një Mandat në krye të FIFA-s.
Në një fjalë falënderimi, Sepp Blatter u ka shprehur mirënjohjen atyre që e kanë votuar dhe ka theksuar edhe një herë se “FIFA është një organizatë e mrekullueshme”. Edhe pse ka probleme ka shtuar ai duke iu referuar problemeve të fundit të organizatës që ai do të vahdojë ta drejtojë. “Por, asgjë nuk është e përkryer”, ka thënë ai.
————–
Pas numërimit të 206 votave të vlefshme nga gjithsej 209 sa janë hedhur në kuti, rezultati ka dalë 133 për Blatterin dhe 73 vota për kundërkandidatin e tij, princin jordanez.
Meqë asnjëri nuk ka arritur të fitojë dy të tretat e votave, duhet të votohet sërish. Votuesit mund të kursehen nga kjo vetëm në rast se princi Ali bin al-Hussein heq dorë nga kandidatura.
—————–
Zgjedhja e presidentit të FIFA-s, pas skandaleve të ditëve të fundit po merr një dimension që e kalon atë sportiv që do të duhej ta kishte. Ky akt po merr më shumë përmasa politike.
albinfo.ch përmes fotografive dhe fjalëve sjell atmosferë dhe emocionet nga vendi i ngjarjes.
————
Votimi për zgjedhjen e presidentit të ri (ose rizgjedhjes së Blatterit në këtë post) do të bëhet brenda minutave në vijim. Sfidues i Blatterit është princi i Jordanisë Ali bin al-Hussein. Atij i jepen më pak gjasa për fitpre se presidentit aktual.
Të dy kandidatët i kanë nga 15 minuta për të parashtruar kandidaturën e tyre pastaj bëhet votimi.










