Furnizimi i dobët me vaksina kundër COVID-19, si dhe organizimi i dobët dhe radhët e mëdha në qendrat e vaksinimit, janë ‘tokë pjellore’ për mashtrim në vendet e varfra.
Rasti nga Uganda, ku më shumë se 800 njerëz paguan për vaksinën dhe në të vërtetë morën ujë, është vetëm prova e kësaj.
Të paktën 800 njerëz janë vaksinuar me vaksinën e rreme të shitur në Uganda nga një grup mashtruesish.
Autoritetet atje njoftuan se vaksina e rreme përmbante pak a shumë ujë të pastër. Viktimat e mashtrimit u rekomandua të vaksinohen legalisht dhe falas.
Grupi kriminal punonte në kryeqytetin e Ugandës dhe përbëhej nga të paktën dy infermiere, por edhe një burrë që prezantohej si mjek.