Kantonet kanë konfiskuar për të dytin vit me radhë më shumë leje të vozitjes, njofton Zyra e Rrugëve Federale (ASTRA). Në vitin 2010 ishin regjistruar gati 79.000 raste, numri i tërheqjeve ka rënë në mënyrë të qëndrueshme, në fundit në vitin 2013 në rreth 75.700 raste.
Shumica e rasteve në vitin 2015, si në vitet e mëparshme, ka të bëjë me tejkalim shpejtësie: 30.622, me një rritje 2.2 për qind. Megjithatë, kishte edhe raste të vozitjes së makinës në gjendje të dehur.
Konfiskimi vjen edhe për shkak të mungesës së vëmendjes, duke përfshirë përdorimin e paautorizuar të telefonave celularë, që kishte regjistruar një rritje nga 1.4 për qind, në 10.735 raste. Numri i paralajmërimeve edhe është rritur me rreth 20 për qind.
Rreth 60 për qind e rasteve në vitin 2015 ishin të kufizuara vozitjet për një muaj deri në tre muaj. Gati një e katërta e patentë shoferëve duhej të revokohet një kohë të pacaktuar. Kjo paraqet një rritje prej 12.7 për qind.