Njoftohet për 42 të lënduar, kur autobusi ka kaluar pëmes një barriere mbrojtëse, ka dalë nga rruga dhe është rrotulluar.Aksidenti ndodhi rreth 150 kilometra në jugperëndim ët Zagrebit. Agjencia çeke e lajmeve, ÇTK thotë se autobusi doli nga rruga malore, pasi që ngasësin e zuri gjumi.Policia kroate theksoi sot se aksidenti i rëndë ka ndodhur rreth orës 04.00 të mëngjesit në afërsi të lokacionit Sv.Rok- Maslenica, kur autobusi me targa çek që po transportonte rreth 50 udhëtarë. Të lënduarit janë dërguar në spitalin e afërt në Gospiq.Turistët çek po udhëtonin për pushime verore në bregdetin e Adriatikut në Kroaci.
8 turistë të vdekur në një aksident rrugor në Kroaci
0 Likes
0 Share
Tetë persona kanë vdekur kur një autobus çek është rrokullisur në një autostradë në Kroaci