Kompania nga Norvegjia me kosto të ulët „Norwegian Air Shutle” tha të enjten se për arsye sigurie do të insistojë në praninë e dy njerëzve në kabinë gjatë gjithë fluturimit.
“Nëse një person ka për të lënë kabinën, tani dy njerëz do të duhej të jenë brenda”, tha drejtori i kompanisë, Thomas Hesthamer.
Prokurori francez kishte nxjerrë në dritë faktet mbi rastin tragjjik të aeroplani „Germanwings”, që ishte rrëzuar të martën në Alpet franceze, me sa duket i bërë qëllimisht nga ndihmësi i pilotit.