Organizatat humanitare kanë paralajmëruar për temperaturat shumë të ulëta. Sipas Terre des Hommes më shumë se 75.000 njerëz janë në rrugën e Ballkanit, pothuajse një e treta e të cilëve janë fëmijë. Shumë prej tyre presin në tenda dhe depo, përcjell albinfo.ch.
60.000 e këtyre refugjatëve janë duke pritur për udhëtimin e tyre në Greqi. Sipas Save the Children, 40 persona, duke përfshirë edhe disa refugjatë, kanë rënë viktimë e valës së ftohtë në Evropë. Organizatat humanitare kanë alarmuar autoritetet se do të ngrijnë fëmijët, foshnjat dhe njerëzit në nevojë.
Në Beograd, situata është veçanërisht e pasigurt, siç raporton Andrea Contenta i MSF. Mes 1500 dhe 2000 njerëz jetojnë këtu pas stacioneve hekurudhore në magazinat e braktisura. Në një park në kryeqytetin serb, vepron një klinikë mobile. Raportohet për rreth 100 refugjatë që çdo ditë kanë nevojë për t’u trajtuar nga ftohja, kollitjet dhe sëmundjeve të tjera respiratore.