74 makina qepjeje janë nisur nga Gjermania në Kosovë. Kjo është një dhuratë që një famulli gjermane i ka bërë një projekti me punëtori për mësimin e rrobaqepësisë në Mitrovicë, shkruan rga.de. Famullitari R. Friedhelm Krämer u ka bërë apel disa javë më parë qytetarëve që të ndihmojnë përmes fondacionit Lux dhe përgjigja ka qenë mbresëlënëse.
Në qendrën e trajnimit të gjakonisë në Mitrovicë, të rinjve me perspektivë të pakët do t`u ofrohet arsimim praktik, transmeton albinfo.ch. Edhe më shumë do të bëhej nëse do të kishte numër më të madh makinash të qepjes për t`ua mësuar grave zanatin e rrobaqepësisë.
Por udhëheqësi i projektit, Bernd Baumgarteni ka grumbulluar këtë numër makinash nga Remscheid-i dhe duke qenë se një grup të rinjsh nga Gjakonia e Kosovës ka vizituar këtë javë famullinë Hilgen-Neuenhaus me dy minibusë, makinat janë shkarkuar në këtë vend.
Baumgarten i cili është themelues i Gjakonisë së Kosovës shprehet i kënaqur dhe mirënjohës, përcjell albinfo.ch. Edhe Krämer është i entuziazmuar me gatishmërinë e qytetarëve për të ndihmuar.