Qyteti antik i Butrintit është ngritur dhe zhvilluar gjatë periudhës kur është kontrolluar nga romakët kur Cezari, e vendosi atë si koloni për veteranët e luftës kundër Pompeit të Madh. Augusti ka rinovuar këto plane dhe ka zgjeruar qytetin, duke ndërtuar kanale, sheshe, teatro dhe nimfeaume. Madhësia e qytetit u dyfishua dhe trefishua ndërsa zhvillimi i tij u ndërpre gjatë periudhës së më vonshme të Perandorisë. Sot vendi është i hapur për vizitorët si pjesë e Parkut Kombëtar të Butrintit.
Në mesin e 12 destinacioneve evropiane të zgjedhura nga portali theculturetrip.com janë edhe Alfama, një lagje e vjetër e Lisbonës me kisha të epokës së barokut, kështjella dhe manastire.
Në listë hyjnë edhe vende të tjera në Gjermani, Belgjikë, Francë, Spanjë, Slloveni, Danimarkë, Hungari, Poloni, Bullgari dhe Itali.