Futbollistët e Përfaqësueses së Zvicrës janë grumbulluar për ndeshjet me ekipin e tyre, shkruan “Blick”.
Por, ajo që ka dalluar më shumë janë veturat e futbollistëve. Në këtë aspekt nuk mund të mungonin edhe futbollistët shqiptarë si Granit Xhaka, Valon Behrami dhe Shani Tarashaj.
Xhaka voziste një veturë BMW X6 me ngjyrë të zezë. Ai i kushtoi Arsenalit 45 milionë euro, kurse së bashku me të ishte Breel Embolo, i cili u transferua në Schalke për 21 milionë euro. Pra, në total në një veturë ishin dy futbollistë që në total kushtuan 66 milionë euro, apo 72 milionë franga.
Blerim Xhemaili nuk ishte në stërvitje, por kishte arsye pasi luajti me ekipin e tij Bologna. Xherdan Shaqiri nuk është grumbulluar për shkak të lëndimit.