Sot po mbahen zgjedhjet në Maqedoni, ku qytetarët kanë filluar të votojnë që nga orët e hershme të mëngjesit, derisa nuk është raportuar për parregullsi.
Ndërkohë, ditën e djeshme kanë votuar të burgosurit. Siç raportojnë mediat vendase, rreth 70 % e të burgosurve kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre, përcjell albinfo.ch.
1.882 votues të regjistruar dhe të identifikuar si të burgosur kanë pasur të drejtën të votojnë në 13 vende për vuajtje të dënimit.
Këto janë zgjedhjet e gjashtë lokale në Maqedoni, derisa po votohet në 80 komuna dhe në qytetin e Shkupit, si njësi e veçantë e pushtetit lokal.
Për këto zgjedhje kanë ardhur të votojnë edhe shumë mërgimtarë.