Të premten një gjykatë e Lozanës ka dënuar me shtatë vjet burg për grabitje të kualifikuar, një pjesëtar të bandës “Pink Panther”, bandë kjo e specializuar për plaçkitjen e dyqaneve të stolive.
I dënuari, një serb 38 vjeç, nuk e ka pranuar masën e dënimit dhe ka paralajmëruar ankesë.
Sulmet me qëllim grabitjeje për të cilat i është shqiptuar dënimi serbit në fjalë, janë kryer në prill të vitit 2010 në hotelin me pesë yje në Lozanë Beau-Rivage Palace dhe në mars të vitit 2011 në Schaffhausen. Preja e plaçkitur në këto dy raste ka qenë rreth 2.3 milionë franga, shkruan srf.ch.
Banda “Pink Panther” përbëhet nga shtetas të vendeve të Ish Jugosllavisë. Atyre u ngarkohen më shumë se 100 vjedhje dhe sulme me grabitje nëpër shitore të të stolive në vende të ndryshme të Evropës.