Shtatë nga dhjetë zviceranë posedojnë kartelë krediti dhe rrjedhimisht i kryejnë pagesat me kartela të tilla. Kjo del nga një sondazh që e ka bërë instituti për hulumtimin e opinionit GfK me porosi të Comparis.
Rezultatet e sondazhit tregojnë se në krahasim me vitin 2010 numri i kartelave të kreditit në Zvicër është shtuar për 15 për qind.
Nga përgjigjet e të anketuarve rezulton gjithashtu se vetëm një në 20 pronarë të kartelave janë ankuar se kartela e tyre është keqpërdoruar ndonjëherë. Kështu shkalla e keqpërdorimit të tyre në Zvicër është dukshëm më e vogël se për shembull në SHBA. Arsye për këtë janë masat e sigurisë që merren në Zvicër në këtë drejtim si çipat dhe fjalëkalimet e fshehta ose sistemet online të sigurisë, njofton shërbimi për krahasimin e çmimeve Comparis.
Për këtë sondazh janë anketuar gjatë majit dhe qershorit 1231 zotërues kartelash të kreditit në gjithë Zvicrën.