Update: Përfundoi ndeshja Kosova-Andorra me shifrat 1:1, duke zhgënjyer tifozët në Prishtinë.
18 minuta pas nisjes së pjesës së dytë, Kosova ka shënuar golin e parë të epërsisë ndaj Andorrës. Ishte Edon Zhegrova ai i cili në minutën e ’58-të ka shënuar golin e parë.
Por pas 2 minutash ishte ekipi kundërshtar që barazoi rezultatin duke shënuar gol në minutën e 60-të.
Ndërkohë pati edhe dy pretendime për penallti në favor të Kosovës por që të njejtat nuk u konfirmuan.
Kjo ndeshje po zhvillohet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë dhe është e dyta për Kosovën në kuadër të eliminatoreve për Euro 2024.
VIDEO:
https://www.supersport.al/video-dy-pretendime-per-penallti-nga-kosova-arbitri-vijon-lojen/