Gjatë vitit të kaluar, afër dy të tretat e zviceranëve, gjegjësisht 63 për qind të tyre kanë marrë pjesë në ndonjë program kualifikimi të mëtejmë profsional. Afër gjysma e të punësuarve që kanë bërë këtë, janë mbështetur nga punëdhënësit e tyre, shkruan srf. ch duke iu referuar të dhënave nga Zyra Federale e Statistikës.
Ndërmarrjeve që kanë bërë këtë mbështetje, kjo u ka kushtuar me 0.8 për qind d të shpenzimeve të tyre për personelin.
Programet që janë ndjekur më së shumti bëkjnë pjesë në sferën ekonomi dhe punë, shkencë e teknikë dhe shëndetësi.
Kjo statistikë tregon po ashtu se ka një lidhje në mes të arsimimit të mëtejmë dhe integrimit në tregun e punës, transmeton albinfo.ch. Sipas saj, njerëzit që kanë një punë bëjnë arsimim të mëtejmë më shpesh se të papunët.