Në Serbi, 63 persona kanë humbur jetën nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit.
Shifra të përafërta të viktimave janë raportuar edhe gjatë ditëve të kaluara, transmeton Euronews, përcjell Albinfo.ch.
Që nga muaji mars i vitit 2020 në këtë vend të Ballkanit Perëndimor janë regjistruar gjithsej 10.018 të vdekur nga COVID-19.
Të hënën, nga 19.952 mostra të testuara, 5.896 kanë dalë pozitivë me koronavirus.
Në spitalet e Serbisë janë të shtrirë 6.760 pacientë, prej tyre 290 po trajtohen përmes respiratorit.