62 për qind e votuesve ka thënë Po në kutitë e votimit në referendumin e si dielës .Iniciativa rregullon financimin e ardhshëm dhe zgjerimin e infrastrukturës hekurudhore .
Në fakt me FABI çështja shtrohet se si do të financohet në të ardhmen infrastruktura shumë e ngarkuar hekurudhore.
Këshilli Federal dhe parlamenti propozojnë që operimi, mirëmbajtja dhe zgjerimi i rrjetit hekurudhor në të ardhjen të financohet nga një fond i përbashkët për infrastrukturën.
Me atë rast federata do të duhej të shtonte financimin nga 4 në 5 miliardë franga në vit.
Por, kundër FABI janë deklaruar Bashkësia e makinave komerciale ASTAG, ajo e Importuesve të Automobilave “Autoschweiz” dhe SVP/UDC.
Ato kundërshtojnë që ngasësit e automjeteve të bashkëfinancojnë hekurudhën përmes tatimeve të tyre që japin për rrugët.