Është shtuar numri i aksidenteve në rrugët e Kosovës. Gjatë së shtunës, për 24 orë kanë ndodhur 62 aksidente.
Nga aksidentet, 3 prej tyre kanë qenë me fatalitet.
20 nga këto aksidente kanë qenë me të lënduar dhe 39 me dëme materiale, shkruan Klankosova.tv.
Gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar edhe 1 mijë e 534 gjoba trafiku, përcjell albinfo.ch.