60 emigrantë pa dokumente nga Amerika Qendrore janë gjetur brenda një kamioni me ushqime nga zyrtarët amerikanë teksa përpiqeshin të kalonin kufirin.
Ata u gjetën “të shtrirë me brokoli dhe me një shtresë të hollë akulli”, thuhet në njoftimin e Institutit të Doganave dhe Mbrojtjes së Kufijve.
Temperatura brenda kamionit ishte vetëm 9.5 gradë Celcius dhe ishte i mbyllur me asnjë mundësi daljeje nga brenda.
Askush nuk është lënduar dhe shoferi është arrestuar nën akuzën për kontrabandim me njerëz.
60 njerëzit e gjetur ishin nga Guatemala, Meksika, El Salvadori dhe Hondurasi.
Muajin e shkuar, 10 emigrantë vdiqën pasi ishin mbyllur në një kamion në Teksas.