Andrin Krasniqi, edhe pse ende në moshën e fëmijërisë, e njeh mirë gjuhën gjermane dhe e di çfarë do të thotë fjala “ausländer”.
Në letrën e tij dërguar të pares së shteti, Andrini ka shprehur shqetësimin e tij për ndjenjat e lënduara, kur e thërrasin “i huaj” në vendin e tij, raportojnë mediat në Prishtinë, përcjell albinfo.ch.
“E dashur zonja Atifete,
Unë quhem Andrin Krasniqi, jam 6-vjeçar dhe jam lindur në Zvicër.
Kam një lutje për ju:
Kur po vijmë për pushime në Kosovë, mua më lëndon shumë fakti kur më thërrasin “ausländer”.