Një aksident i rëndë hekurudhor ka ndodhur sot në Danimarkë, ku raportohet se kanë vdekur të paktën gjashtë persona, përcjell albinfo.ch.
Mediat ndërkombëtare raportojnë se treni është përplasur në urën që lidh ishujt e Zelandës dhe Funen.
Nuk dihet ende shkaku i aksidentit, por mediat bëjnë me dije se një tren pasagjerësh goditi një tren mallrash, që ecte në drejtim të kundërt, duke e detyruar atë të frenojë papritur.
Treni i udhëtarëve po shkonte drejt kryeqytetit kur u godit nga objekte të ndryshme nga një tren që barte mallra, sipas Banedanmark, institucion i cili është përgjegjëse për kontrollimin e trafikut të rrjetit hekurudhor.
Policia gjatë një konference për shtyp ka thënë se ende nuk mund të konfirmoj se sa njerëz janë mbytur e sa janë të lënduar.