6 persona kanë vdekur dhe 37 të rinj janë infektuar me Covid 19 në 24 orëshin e fundit në Maqedoninë e Veriut.
Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë bërë 484 teste dhe 37 kanë dalë pozitive. Po ashtu ka njoftuar se janë rikuperuar 251 pacientë në 24 orët e fundit.
Numri total i të infektuarve në Maqedoni të Veriut ka arritur në 15.127. Me fatalitet kanë përfunduar 623 prej tyre, ndërsa 12.486 janë shëruar. Janë 2018 raste aktive.