Sot janë testuar 105 mostra në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare, të marra nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive dhe nga rastet në terren.
Rezultatet kanë verifikuar se gjashtë persona kanë rezultuar pozitivë me virusin Covid-19.
E sot gjatë ditës gjithashtu është konfirmuar se janë shëruar edhe 6 peronsa të tjerë, shifër kjo që në total e çon numrin e të shëruarve në 16 gjithsej.
Rastet pozitive janë raste kontakti, katër prej të cilave janë nga fshati Llugagji i Pejës, një në Pejë dhe një i karantinuar.
Deri më tash në Kosovë janë infektuar gjithsej 132 persona, 16 janë shëruar dhe një ka vdekur.