Burri i viktimës ka thirrur policinë, duke sqaruar se ai gjeti gruan e tij të vdekur në shtrat, pasi kishte ardhë nga puna. Çifti jetonte në një banesë sociale në Adoma, në rrethin Strasburg të Neudorf.
Sipas një burimi të afërt me hetimin: Trupi ishte goditur shumë herë me thikë dhe kishte shumë gjak, por është autopsia që do të përcaktojë nëse vdekja është për shkak të goditjes me thikë.
Policia gjyqësore është përgjegjëse për hetimin, e cila do të përcaktojë shkaqet e vdekjes së kësaj gruaje, e lindur në vitin 1961, shkruan indeksonline, përcjell albinfo.ch.