Të guxosh të ëndërrosh në Kosovë, do të thotë të kesh besim në aftësitë e popullit kosovar. Përmes këtij reportazhi, Ylli Shaqiri na shëtit rrugicave të fëmijërisë së tij, kujtime të bukura nga vitet e tij studentore për të na dërguar pastaj në studion e tij të arkitekturës “Centimetri”, themeluar në vitin 2005, ku ai realizon projektet e tij që tashmë janë me qindra. Me profesion arkitekt e me një pasion të madh për muzikën, Ylli është fort i ndjeshëm kur vjen puna te vendi i tij, të cilit ai ia arsyeton të gjitha problemet në emër të mungesës së përvojës. Në këtë vend, Ylli është një ndër shembujt se si mund të jesh i suksesshëm edhe pa e braktisur atë.
E sot, ngaqë ai dhe miqtë e tij kanë guxuar të ëndërrojnë në Kosovë, “Centimetri”, ky grup roku i shndërruar në studio arkitekture, përshkon me qindra mijëra kilometra rreth e përqark botës përmes projekteve të tyre që ngjizen në Kosovë.