Që nga viti 2000 janë zhdukur 547 komuna zvicerane nga harta . Bashkim në kantonin e Glarus, tre vjet më parë ishte historik – një model për gjithë Zvicrën . Në atë kohë , 25 komuna janë fuzionuar në tre komuna kryesore: Glarus Veri , Glarus dhe Glarus Jug.
” Komunat më të vogla shpesh arrijnë kufijtë e tyre , ” thotë Reto Steiner nga Universiteti i Bernës, transmeton SRF. ” Ato sot kanë probleme financiare ose nuk mund të gjejnë staf të mjaftueshëm për të zënë pozitën e tyre politike
Gjithnjë e më shumë fuzionohen në qytetet më të mëdha .
Freiburg donte të bashkohej me komunat fqinje Marly dhe Villars-sur-Glâne , me qëllim që të mos zhduket në mes të Bernës dhe Lozanës . Por komunat e vogla patën frikën nga humbja e të ardhurave nga tatimet .
Në vitin 2000 Zvicra kishte 2899 komunat . prej 1 janarit 2014 figurojnë vetëm 2352, do të thotë janë zhdukur deri tani 547 komuna.
Ndërsa nga viti 1860, kur Zvicra kishte numrin rekord të komunave, gjithsej 3146 numri i tyre ka ardhur vazhdimisht duke u zvogëluar.
Sipas një studimi të realizuar nga Universiteti i Bernës, aktualisht çdo e dyta komunë në Zvicër e shqyrton mundësinë e fuzionit me komuna të tjera.