Është bërë e ditur se 55 shtetas të Kosovës kanë ardhur sot në aeroportin “Adem Jashari” nga Cyrihu i Zvicrës, përcjell albinfo.ch.
Sipas informacioneve, thuhet se ata kanë ateruar në orën 09:00 dhe janë dërguar në Qendrën Studentore në Prishtinë, njofton Klan Kosova.
Të sapoardhurit janë dërguar me autobusët e FSK-së dhe me policinë ushtarake.
Presidenti Hashim Thaçi ka shkuar te konviktet, ku do të vendosen në karantinë 55 shtetasit. /Albinfo.ch
