32 shqiptarë, shtetas të Republikës së Shqipërisë dhe 22 shqiptarë, shtetas të Republikës së Kosovës, janë bllokuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit.
Siç mëson Alsat, personat e bllokuar janë kthyer nga Katari, derisa Shqipëria dhe Kosova kanë mbyllur kufijtë për shkak të pandemisë së virusit korona.