Bërja e detyrueshme e vaksinave kundër Covid është një temë e nxehtë, me Austrinë që tashmë është vendi i parë perëndimor që mandaton vaksinën nga shkurti 2022, transmeton albinfo.ch.
Ndonëse për Zvicrën nuk është planifikuar për momentin ky veprim, një sondazh i publikuar në mediat zvicerane tregon se 53.1 për qind e popullsisë janë pro vaksinimit të detyrueshëm, ndërsa 45.1 për qind mbështesin izolimin për të pavaksinuarit.
Mandati i vaksinimit për sektorë të caktuar – përfshirë kujdesin shëndetësor – takohet me një normë miratimi edhe më të lartë prej 69 për qind.
Megjithatë, shumica dërmuese e të anketuarve – 78.2 për qind – janë kundër mbylljes së re të të gjithë popullsisë.