Një grua nga India synon që të hyjë në Librin e Rekordeve Guinnes, pasi arriti të konsumojë 51 speca djegës brenda dy minutash, raporton ‘BBC”.
Anandita Dutta Tamuly, 26-vjeçare, ka bërë të ditur se më parë kë ngrënë 60 speca djegës, dhe nuk ishte shumë e kënaqur me veten e saj në këtë provë, përcjell albinfo.ch.
Gruaja indiane arriti të gëlltiste specat “fantazme”, që janë specat indianë me pikante që ekzistojnë.
Ajo kishte arritur të shtrydhte në sy farat e specave përpara se t’i hante brenda një minute, në praninë e një shefi të njohur kuzhine në Britani. Gruaja nga India ka treguar se është mësuar të hante speca djegës që femijë, ndërsa moshataret e saj mblidhnin kokrra nëpër pemë.
Tashme pritet përgjigjja nga Guinness World Records për të konfirmuar rekordin e saj.