Këshilltari Federal, Ueli Maurer, i cili shërben si ministër i Financave i Zvicrës, u fotografua me një bluzë që simbolizonte kundërshtimin ndaj masave të qeverisë për koronavirusin, përcjell albinfo.ch.
Maurer është nga Partia Popullore Zvicerane (SVP), e cila ka folur vazhdimisht kundër kufizimeve. Sidoqoftë, të gjithë anëtarët e Këshillit Federal duhet t’u përmbahen politikave të marra në mënyrë të përbashkët dhe të mos promovojnë pozicione individuale.
Fotografia, e cila po qarkullon në mediat sociale, po ndez akuza se ministri po shkel parimin e kolegjialitetit, tipari kryesor i Këshillit Federal shumëpartiak.
Am Mittwoch marschierten die Freiheitstrychler mit Rechtsradikalen durch Bern, heute posiert SVP-Bundesrat in Wald (ZH) in ihrem Trikot.
Ueli, um es nett zu sagen, ich habe #kälust jemanden wie dich weiter als Landesvertreter zu haben. pic.twitter.com/GD2ulEyd9D— Mia Jenni (@MiaAnaJenni) September 12, 2021