Rreth 500 pacientë në spitalet universitare të Gjenevës (HUG) ishin infektuar me Covid gjatë valës së dytë të pandemisë.
Kjo shifër bazohet në numrin e njerëzve që u testuan pozitivisht gjashtë ditë pas shtrimit në spital, shkruan The Local, përcjell albinfo.ch.
HUG tha se ka zbatuar masa për të parandaluar përhapjen e infeksioneve Covid midis pacientëve dhe incidente të tilla “janë zhdukur gjatë tre javëve të fundit”.
Që nga tetori, 4,000 pacientë me koronavirus janë trajtuar në HUG.
Rreth 10 për qind e tyre vdiqën, por jo domosdoshmërisht nga ndërlikimet e Covid-19.