Banorët në veriperëndim të qytetit Xian të Kinës u mblodhën për ta parë një shfaqje me dronë, si pjesë e festimeve për Festivalin e Fenerit.
Qindra dronë fluturuan në ajër, duke formuar forma të ndryshme të ikonave dhe personazheve kineze, përcjell albinfo.ch.
Prodhuesi i dronëve dhe organizatori i ngjarjes “Ehang”, ka bërë të ditur se 500 të tillë u shfrytëzuan për koreografinë 10-minutëshe.
Festivali i Fenerit festohet 15 ditë pas Vitit të Ri kinez dhe gjithashtu shënon fundin e festimeve të Vitit të Ri Lunar.