Golfi bën pjesë tek tri llojet e markave më të shitura në historinë e automjeteve në botë. Po çfarë e bën kaq të preferuar këtë makinë?
Golfi është ndër automjetet më të preferuara të Volksvagenit -50 vjet mbushen nga koha kur ai doli nëpër rrugë dhe u kthye menjëherë në magnet për një brez të tërë të pasionuarve pas makinave.
Golfi bën pjesë te tri llojet e markave më të shitura në historinë e automjeteve.
Për historinë e kësaj marke veturash flasin të gjithë ata që kanë pasur mundësinë ta vozisin Golfin, të cilët shprehen se janë ndarë të kënaqur me performancën e tij.
Gjithashtu me “evolimin” e tij deri në një veturë me dizajn bashkëkohor!
Mbetet veçanërisht veturë e preferuar nga kosovarët.