Sipas informacioneve të fundit, thuhet se rreth 50 për qind më pak ka kosovarë që hynë në Shqipëri për pushime këtë vit, përcjell albinfo.ch.
Komandanti i stacionit policor të kufirit në Vërmicë, Arbër Telaku, ka deklaruar për Klan Kosova se krahasuar me vitin e kaluar, deri në këtë muaj lëvizja e qytetarëve në këtë pikë kufitare është mbi 50 për qind më e ulët.
“Krahasimi për muajin korrik të vitit 2020 me atë të vitit 2019, ka dallim jashtëzakonisht të madh. Kemi 50 për qind më pak lëvizje krahasuar me vitin e kaluar për këtë periudhë”.
Ndërkaq, sipas Telakut, nëse krahasohen statistika vjetore, llogaritur nga janari e deri tani në fund të korrikut, kemi minus 55 për qind.